Khloé Kardashian pranon se nuk ka 'lidhje të plotë' me djalin, që erdhi në jetë nga lindje surrogate

Khloé Kardashian pranon se nuk ka 'lidhje të plotë' me djalin, që erdhi në jetë nga lindje surrogate

11:00, 09/06/2023
A+ Aa A-

Khloé Kardashian pranoi se nuk ka një "lidhje të plotë" me djalin e saj 9-muajsh, Tatum, i cili erdhi në jetë përmes një lindjeje surrogate (një lloj shtatzënie në të cilën një grua mbart dhe lind një fëmijë për një grua/çift tjetër).

Gjatë episodit të së enjtes të "The Kardashians", ajo i rrëfeu nënës Kris Jenner se ndihet fajtore që nuk pati të njëjtën lidhje të hershme me Tatum që kishte me vajzën, True, pas lindjes së saj në vitin 2018.

“Një lloj lidhjeje midis nesh...zgjati ditë me True. Me të, po duhen muaj dhe ne ende nuk kemi një lidhje të plotë,” pranoi ajo.

Khloé – e cila i ka të dy fëmijët me ish-martnerin, Tristan Thompson – shtoi se me Tatum pati një “përvojë ndryshe”.

"Unë nuk e trajtoj atë ndryshe, thjesht pyes veten ndonjëherë," sqaroi ajo.

"Unë jam shumë e sjellshme me të gjithë të tjerët, thjesht nuk jam shumë e sjellshme me veten time," shtoi më pas. “Por të jesh nënë është me të vërtetë një nga përvojat më magjike ndonjëherë.”

Khloé dhe Tristan Thompson kanë pasur një lidhje me shumë ndarje në mes, por i dhanë fund pas skandaleve të vazhdueshme të tradhtive të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco