5+ gjërat që nuk duhet t'i vishni kurrë në aeroport gjatë verës

5+ gjërat që nuk duhet t'i vishni kurrë në aeroport gjatë verës

10:40, 09/06/2023
A+ Aa A-

Kur bëhet fjalë për udhëtimet gjatë verës, komoditeti është thelbësor. Megjithatë, disa veshje mund t’ju bëjnë të ndiheni jo mirë gjatë udhëtimit. Për një përvojë pa probleme, ja 5+ gjërat që nuk duhet t’i vishni kurrë në aeroport gjatë verës.

Këpucë të parehatshme

Shmangni takat e larta, shapkat ose këpucët e reja. Në vend të tyre, zgjidhni këpucë të rehatshme, si atlete, që ofrojnë mbështetje për këmbët dhe ju lejojnë të ecni me lehtësi në aeroport. 

Shumë bizhuteri

Ne e kuptojmë që dëshironi të përdorni aksesorë, por bizhuteritë e tepërta mund të jenë të papërshtatshme dhe kërkojnë kohë gjatë kontrolleve të sigurisë në aeroport. Detektorët e metaleve dhe skanerët e trupit mund të aktivizohen nga vathët e tradhë apo byzylykët e mëdhenj. Shmangni vonesat duke lehtësuar procesin e kontrollit të sigurisë.

Veshje të parehatshme

Kur do të kaloni orë të tëra në udhëtim, është thelbësore t'i jepni përparësi rehatisë në vend të stilit. Shmangni veshje të tilla si xhinse të ngushta, fustane të ngushtë pas trupit ose këmisha që ju shtrëngojnë. Zgjidhni pëlhura të lirshme që lehtësojnë lëvizjen dhe ju mbajnë freskët.

Veshje të tepërta

Ndonëse këshillohet të merrni me vete një xhaketë apo pulovër (në varësi të vendit ku do të shkoni) veshjet e tepërta mund t’ju bëjnë të ndiheni të ngarkuar gjatë udhëtimit. Aeroportet dhe avionët kanë sisteme që kontrollojnë temperaturën, ndaj nuk do të keni probleme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco