Njerëzit kritijojnë Shawn Mendes: Përdori një foto të tymit të zjarreve për...

Njerëzit kritijojnë Shawn Mendes: Përdori një foto të tymit të zjarreve për...

09:45, 09/06/2023
A+ Aa A-

Shawn Mendes u kritikua ashpër për përdorimin e një fotoje të New York-ut të përfshirë nga tymi i zjarreve për të promovuar këngën e tij të re.

Ai postoi të enjten një foto të horizontit të Manhatanit, i cili ishte bërë pothuajse i padukshëm për shkak të tymit nga zjarret në Kanada - më pak se 36 orë pasi kishte ndodhur.

Image

 

Mbi foto ishin vendosur fjalët “What the hell are we dying for” (Për çfarë dreqin po vdesim).

“Njerëzit po vdesin në zjarre dhe po sëmuren nga cilësia e dobët e ajrit dhe ti ke vendosur ta bësh atë të duket estetik?” shkroi dikush. “Pse po përpiqesh të përfitosh nga një fatkeqësi natyrore?” tha një tjetër.

"A e komercializoi klimën e New York-ut?” lexohet në një koment të radhës.

Dhjetëra miliona njerëz në Amerikën e Veriut u paralajmëruan për cilësinë e rrezikshme të ajrit pasi zjarret intensive shpërthyen në të gjithë Kanadanë. New York dhe Ottawa shënuan cilësinë më të keqe të ajrit të mërkurën, duke arritur nivele "të rrezikshme".

Zyrtarët e shëndetit publik paralajmëruan njerëzit që të mos ushtrohen jashtë dhe të minimizojnë ekspozimin ndaj tymit sa më shumë që të jetë e mundur.

Mijëra njerëz janë evakuuar në të gjithë Kanadanë dhe zjarret kanë djegur më shumë se 3.3 milionë hektarë tokë. Zyrtarët kanadezë thonë se vendi po përgatitet për sezonin e tij më të keq të zjarreve në histori.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco