Çfarë ndodhi? Rrjeti shpërthen kundrejt babit të Justin Bieber

Çfarë ndodhi? Rrjeti shpërthen kundrejt babit të Justin Bieber

09:01, 09/06/2023
A+ Aa A-

I ati i Justin, Jeremy Bieber, postoi dje në Twitter një mesazh i cili u konsiderua si fyes dhe homofob për anëtarët e komunitetit LGBT.

Jeremy shkroi: “Mos harroni të falenderoni për ekzistencën një person heteroseksual këtë muaj”, referuar Muajit të Krenarisë, kushtuar personave të komunitetit LGBT.
 
Më parë, Jeremy ka thënë se njerëzit duhet të festojnë edhe për familjen dhe se kjo gjeneratë ngre në piedestal gjëra të pabesueshme. Menjëherë Jeremy u kritikua shumë në rrjet, jo vetëm për komentin në fjalë, por edhe për faktin që nuk ka qenë shumë prezent në jetën e së ëmës së Justin, Pattie Mallette.
 
“Mos harro të falenderosh djalin tënd, sepse ai është arsyeja pse s’të kanë prerë akoma dritat”, shkroi dikush në Twitter.

"Po! Le të falenderojmë një burrë hetero, i cili la gruan dhe ajo e rriti fëmijën vetëm. Je fiks njeriu i duhur për të thënë një mendim për familjen, respektin dhe dashurinë", tha një tjetër person. 

"E thotë këtë një burrë që braktisi fëmijën e tij dhe u rikthye pasi ai u bë i famshëm...kështu e vlerëson familjen?", shkroi një tjetër përdorues i Twitter. 

Jeremy është babai i 4 fëmijëve, me 3 gra të ndryshme.
 
Tanimë, postimi i tij është fshirë, me shumë mundësi nga komentet dhe kritikat e shumta që ai mori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco