FOTO/ Sheikha Moza e Katarit: Ikona e modës në Lindjen e Mesme

FOTO/ Sheikha Moza e Katarit: Ikona e modës në Lindjen e Mesme

08:34, 09/06/2023
A+ Aa A-

Ajo është gruaja “publike” e ish-emirit të Katarit dhe me siguri di si të sigurohet që të gjithë sytë të jenë tek ajo. 

Sheikha Moza bin Nasser Al Misned, 63 vjeç, e dyta nga tre gratë e Sheikh Hamad Bin Khalifa Al Thani, fitoi një legjion të ri fansash teksa mori pjesë në dasmën e Princit të Kurorës së Jordanisë Husein me arkitekten saudite Rajwa Al Saif në fillim të këtij muaji.

Ajo mbante të veshur dy kostume couture Valentino për eventin e 1 qershorit: një pallto statement rozë dhe të zezë për ceremoninë dhe një fustan lime për pritjen, ndërsa pamjet e saja elegante e kompletoi me turbanin e zi, një aksesor që thuajse nuk ndahet kurrë. 

Image

E gjatë, e errët, e spikatur, e veshur me stil ajo shpesh krahasohet me të ndjerën “Jackie Kennedy” që hyri në histori për stilin e saj të pashoq.

Sheikha Moza shpesh përfshihet në listat e “femrave më me stil në botë”. 

Në vitin 2015, ajo u përfshi në listën ndërkombëtare të grave të veshura më mirë, nga Hall Of Fame prestigjioze e Vanity Fair.

Burri i saj ka 24 fëmijë dhe dy gra të tjera, të cilat janë “jo publike”.

Shtypi britanik shkruan se kur sheikha Moza së bashku me bashkëshortin e saj vizituan kështjellën Windsor në tetor të vitit 2010 dhe u takua me mbretëreshën Elizabeth dhe Princin Philip, princi i ndjerë nuk mund t'i hiqte sytë nga ajo.

Sheikha Moza nw nje intervistw për Financial Times wshtw shprehur se nuk ka një stilist "sepse nuk gjeta njeri që kupton atë që dua " . Ajo madje shtoi se moda: “Është psikoterapia ime. "Kur jam e rraskapitur, shkoj në dhomën time të zhveshjes, shikoj veshjet e mia dhe përpiqem t'i përziej gjërat dhe t'i kombinoj ato."

Pavarësisht se është relativisht e panjohur në Perëndim, familja e saj zotëron Shard në Londër, rrokaqiellin më të lartë në Evropë, Harrods dhe fshatin Olimpik, ndër të tjera.

Në prill të vitit 2020, mediat britanike raportuan se e fuqishme Sheikha Moza bleu hotelin legjendar Ritz në Londër për 1 miliard euro. 

Megjithatë, zyra e saj lwshoi menjëherë një deklaratë modeste ku theksohet se raportimet përkatëse janë “krejtësisht të pavërteta”. 

Moza ka lindur në Katar, por u rrit në Egjipt dhe Kuvajt pasi babai i saj u internua për kundërshtimin e regjimit. 

Ajo filloi shkollimin e saj në Egjipt. Edhe pse donte të bëhej mjeke, vendosi për sociologji. Ajo u diplomua në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Katarit. Pas përfundimit të studimeve, ajo vendosi se mësimi nuk duhet të ndalet në asnjë fazë të jetës.

Në vitin 1977, në moshën 18-vjeçare, Moza u kthye në atdheun e saj dhe u takua me Hamad Bin Khalifa Al Thani, i cili në atë kohë ishte vetëm një anëtar i familjes mbretërore. 

Në vitin 1995 ai rrëzoi babanë e tij në një grusht shteti të përgjakshëm dhe mori pushtetin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco