Caprio takon Gigi-n me prindërit e tij, teksa përflitet për një romancë me modelen 22-vjeçare

Caprio takon Gigi-n me prindërit e tij, teksa përflitet për një romancë me modelen 22-vjeçare

08:46, 09/06/2023
A+ Aa A-

Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio shijuan një tjetër mbrëmje këtë herë shoqëruar edhe nga babai dhe njerka e tij.

Supermodelja, 28 vjeç dhe aktori fitues i çmimit “Oscar”, 48 vjeç, u panë të dy duke mbërritur në Chiltern Firehouse në Londër.

Kjo shënon natën e tyre të dytë radhazi në kryeqytetin anglez, pasi më herët shkuan për darkë me prindërit e Leo-s në China Tang.

Romanca e çiftit mbaroi në shkurt, por pavarësisht përfundimit të dukshëm të lidhjes së tyre të shkurtër, të dy u panë së bashku disa herë në maj dhe dyshohet se kanë qenë sërish bashkë kohët e fundit.

Leo u pa duke mbërritur në hotel në mënyrë të fshehtë, duke ndjekur babain e tij George dhe njerkën Peggy Farrar. Ndërkohë, Gigi u pa teksa rikthehej në të njëjtin hotel disa sekonda pas Leo-s dhe prindërve të tij.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco