Japonezi i famshëm ha kandil deti vdekjeprurës para mijëra ndjekësve, rron sa për të shfaqur videon

Japonezi i famshëm ha kandil deti vdekjeprurës para mijëra ndjekësve, rron sa për të shfaqur videon

20:54, 04/06/2023
A+ Aa A-

Një japonez influencues ,“YouTuber”, shkaktoi polemika kohët e fundit kur postoi një video duke gatuar dhe duke ngrënë lëng mishi të bërë me dhjetëra kandila deti “man-o-war” për mbi një milion ndjekësit e tij.

Mirëpo japonezi aq popullor, Homosapi është kritikuar shumë se është treguar i papërgjegjshëm duke e banalizuar gatimin, duke ngrënë një prej organizmave detarë më të rrezikshëm në botë, “man-o-ëar”.

Zakonisht asaj gjallese i referohen si kandil deti, por “man-o-war” është në fakt një hidrozoar detar, një organizëm i përbërë nga njësi më të vogla të quajtura 'zooids' të cilat janë gjenetikisht identike, por kryejnë funksione të ndryshme.

Dihet se ai jep një thumbim të dhimbshëm mjaft të fuqishëm sa për të vrarë shumë kafshë, dhe herë pas here edhe njerëz. Shkurt, është një nga gjërat e fundit me të cilat do të dëshironit t'i afroheshit, e lëre më të hani, por hej, pa shiko njëhërë këtu.

Në videon e tij virale, Homosapi (ホモサピ) u thotë fansave të tij se kishte idenë ‘brilante’ për të parë nëse lëngu i mishit të “man-o-ëar” ishte aq i shijshëm sa kishin thënë disa guximtarë që pretendonin se e kishin provuar.

Dhe meqenëse kjo ishte ajo lloj gjëje që do të tërhiqte vëmendjen në internet, ai vendosi ta filmonte të gjithë këtë provë. Pasi kërkoi një plazh ku dihej se këta kandilë derdheshin në breg, ai dhe miqtë e tij shkuan atje dhe morën disa nga krijesat blu si tullumbace.

Pasi i lau mirë, influencuesi filloi t’i gatuante, duke i zier “man-o-ëar” në ujë derisa u tretën. Më pas e gatoi atë pelte mbi flakë të hapur për disa sekonda përpara se ta kombinonte me disa perime, salca etj. dhe pastaj vazhdoi ta hante ushqimin e pazakontë e pretendoi se kishte pak shije si skallop. Ai gjithashtu nuk raportoi asnjë efekt anësor negativ.

Image

Videoja e Homosapi mori disa kritika  negative nga ekspertët e jetës detare, të cilët i paralajmëruan njerëzit që të gjithë që të mos ndiqnin shembullin e influencuesit në YouTube.

Edhe pse kandilët “man-o-ëars” teknikisht mund të hahen duke i zier aq gjatë sa toksina e tyre e bazuar në proteina të neutralizohet, ata mbeten ende shumë të rrezikshëm. Nëse koha dhe temperatura e gatimit nuk janë të gjata dhe të larta, përkatësisht, helmi i proteinave mund të mos humbasë plotësisht toksicitetin e tij.

Shuhei Ikeda, një kultivues i kandil deti në Akuariumin Kamo në qytetin Tsuruoka, tha se ekziston gjithashtu rreziku që helmi të thithet përmes tymrave gjatë gatimit të "man-o-ëars". Edhe nëse jo fatale, ngrënia e tyre mund të shkaktojë alergji serioze dhe probleme me frymëmarrjen.

Homosapi i këshilloi shikuesit e tij të mos e imitonin marifetin e tij, duke zbuluar se ai kishte një profesionist shëndetësor që e mbikëqyrte atë gjatë gjithë kohës kur gatuante “man-o-ëar” ë rast se diçka nuk shkonte./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco