Doktori pushohet nga puna, i dha recetë me akullore dhe videolojëra një fëmije me dhimbje fyti

Doktori pushohet nga puna, i dha recetë me akullore dhe videolojëra një fëmije me dhimbje fyti

20:37, 04/06/2023
A+ Aa A-

Një mjek brazilian së fundmi ka humbur punën pasi dyshohet se i ka dhënë me recetë, akullore me çokollatë dhe lojëra video një 9-vjeçari që kishte dhimbje fyti dhe simptoma të ngjashme me gripin.

Më 18 maj, Priscila da Silva Ramos, një nënë 37-vjeçare nga Osasco në Greater Sao Paulo, mori fëmijën e saj 9-vjeçar për një kontroll në një klinikë shtetërore, pasi ai filloi të ndihej i sëmurë dhe kishtei të vjella.  Ajo pretendon se doktori atje ishte shumë joprofesionist, se e pyeste në e kishte parë fytin e fëmijës së saj, por duke mos u munduar fare  ta bënte vetë.

Dhe në vend që të ekzaminonte të voglin, mjeku i paidentifikuar  filloi t’i japë një recetë me ilaçe si amoxicillin, ibuprofen, dipyrone, prednisolone dhe N-acetilcisteinë si edhe akullore dhe seanca ditore të videolojërave.

“Ai filloi të shkruajë recetën pa e ekzaminuar djalin tim, pa e parë në fyt, pa kontrolluar gjoksin, pa asgjë”, tha nëna e revoltuar. “Pastaj e pyeti djalin tim nëse i pëlqente akullorja, ai i tha po. E pyeti nëse çokollatë apo luleshtrydhe, djali im u përgjigj çokollatë. Por kurrë nuk e imagjinoja që ai të shkruante akullore në recetë. Por ai përshkruajti akulloren dhe seancat ditore të videolojës celulare “Free Fire”.

Ramos u tha gazetarëve brazilianë se ajo nuk i vuri re të ngrënit e akullores dhe lojërat me video në recetë deri të nesërmen, kur tezja e djalit e pa rastësisht recetën dhe u befasua nga dy rreshtat e fundit. Dy motrat vendosën të postojnë recetën e pazakontë në Facebook, ku u bë shumë shpejt virale.

Image

Reagimet e mediave sociale ndaj recetës së mjekut ishin të përziera, me disa që ranë dakord se kishin qenë joprofesionale, dhe të tjerë duke argumentuar se ai kishte shtuar akulloren dhe lojërat në recetë vetëm si shaka.

 Avokati Henderson Furst, president i Komisionit të Bioetikës të Shoqatës së Avokatëve Brazilianë, degai Sao Paulo, tha se disa mjekë bëjnë gjëra të tilla për të humanizuar marrëdhëniet me pacientët e tyre.

"Disa mjekë që kanë një praktikë të humanizimit të marrëdhënies me pacientin, bëjnë receta që përmbajnë disa gjëra jashtë së zakonshmesh, por që përfaqësojnë një akt humanizimi në atë marrëdhënie," tha Furst. “Kam parë një recetë, për shembull, ku mjeku thoshte: ‘Kujdesu, je i veçantë, përqafo më shumë”.

Fatkeqësisht për mjekun, polemika rreth recetës së tij ishte e mjaftueshme aq për i kushtoi vendin e punës në rrjetin e shëndetit publik brazilian. Sipas bashkisë së Osasco-s, mjeku ishte shkarkuar. Sa i përket nënës së fëmijës, ajo shpreson se ky rast do të përmirësojë kujdesin mjekësor në qytet./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco