Pasi të mbarojë punë me muzikën, Travis Scott do t'i futet shkollës

Pasi të mbarojë punë me muzikën, Travis Scott do t'i futet shkollës

15:20, 25/05/2023
A+ Aa A-

Po po, siç e lexuat! Por jo shkollës fillore apo gjimnazit, por universitetit. Kjo është dëshira e reperit Travis Scott, që ka kuptuar se nuk është asnjëherë vonë për të studiuar.

Në një rrëfim për revistën Pin-Up, Scott kishte për detyrë të përshkruajë parimet e tij të dizajnit duke përdorur alfabetin – dhe një nga interesat e tij më bindëse është arkitektura.

“Arkitektura është pasioni im i vërtetë,” tha Scott për A. “Kam në plan të aplikoj në programin e arkitekturës në Harvard GSD kur të mbaroj me muzikën, gjë që do të zgjasë.”

Ai preku gjithashtu afinitetin e tij për peizazhin kur preku shkronjën L.

“Unë po përfundoj peizazhin në shtëpinë dhe studion time dhe do të jetë më mirë se një kopsht botanik – shumë i gjallë me shumë lule të ndryshme,” shpjegoi Scott. “Kam punuar me një kompani lokale. Është frymëzuar nga parqet argëtuese dhe peizazhi i gjallë i Disney-t, por ne e kombinuam atë me elementë anime japoneze. Ne gjithashtu morëm frymëzim nga fushat e golfit dhe se si ato skalitin peizazhin. Peizazhi është shumë i rëndësishëm për mua. Më pëlqen të eci jashtë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco