E solli në jetë një nënë surrogate, Khloe Kardashian: 'S'jam aq e lidhur me djalin, sa me vajzën'

E solli në jetë një nënë surrogate, Khloe Kardashian: 'S'jam aq e lidhur me djalin, sa me vajzën'

13:45, 25/05/2023
A+ Aa A-

Pavarësisht tradhtisë nga ana e Tristan Thompson dhe ndarjes së tyre menjëherë sapo u bënë me vajzë, Khloe Kardashian nuk dëshironte të bënte fëmijë me një mashkull tjetër.

Ndaj, ajo i dha të bijës True një vëlla nga i njëjti baba, Tristan. Djali i tyre erdhi në jetë nga një nënë surrogate dhe çifti vendosi ta pagëzojë me emrin Tatum.

Mirëpo, çfarë na çuditi është deklarata e radhës e Khloe-s, në pjesën e radhës të “The Kardashians”.

Ajo tregon se për faktin që s’e ka mbajtur vetë të birin në bark, ashtu si True-n, ndjen se është më pak e lidhur me të.

“Është me të vërtetë gjëja më e çuditshme.”- u shpreh Khloe.

Ajo gjithashtu përmendi vështirësinë dhe përgjegjësinë e madhe për t’i vendosur emrin një personi, në këtë rast të birit. As kjo s’paska qenë hiç e lehtë për Khloe-n.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco