A lidhet me Dua Lipën dhe partnerin e saj të ri, mërzia kaq e madhe e Anwar Hadid?

A lidhet me Dua Lipën dhe partnerin e saj të ri, mërzia kaq e madhe e Anwar Hadid?

11:34, 25/05/2023
A+ Aa A-

Në Festivalin e Filmit në Kanë, Dua Lipa bëri më në fund publike e zyrtare lidhjen e saj të re me Romain Gavras, regjisorin e njohur francez.

Në rrjet nisi menjëherë të flitet për ish-in e Duas. Anwar Hadid, që nisi të bënte disa statuse të çuditshme që njerëzit mendonin se i dedikoheshin Duas dhe partnerit të ri.

Ai i mohoi të gjitha fjalët, por fotot e tij të fundit tregojnë ndryshe. 23-vjeçari është fotografuar në rrugët e New York City-t dhe dukej tepër i zymtë.

Njerëzit besojnë se pavarësisht faktit që e mohoi, Anwar vazhdon të vuajë humbjen e Duas, madje tanimë që ajo ka një partner të ri, dhimbja i është thelluar akoma më shumë.

Anwar thotë të kundërtën, por populli kështu ka qejf të mendojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco