‘Ajo toleron dhe duron’, Grida Duma i përmend në emision Donaldit tradhtinë ndaj Borës

‘Ajo toleron dhe duron’, Grida Duma i përmend në emision Donaldit tradhtinë ndaj Borës

21:02, 20/05/2023
A+ Aa A-

Politikania e tashmë moderatorja Grida Duma, ka hedhur “thumbin” e radhës mbrëmjen e djeshme kur ishte e ftuar në emisionin "Më lër të flas" e binjakëve Veshaj, teksa gjatë bisedës po flisnin edhe për vetminë e ndarjen. Teksa po fliste për marrëdhëniet në çift, tema u fokusua edhe shkëputja e çifteve, duke përfunduar tek “tradhtia” e Donaldit ndaj Borës, me Beatrix. Romeo e mori situatën në dorë e ndërsa me shaka u shpreh se me këtë deklaratë, Grida sapo i ndau Borën e Donaldin. Ky i fundit u ndje në siklet dhe u përpoq që të dilte nga situata.

Pjesë nga intervista

Grida: Vetmia herë pas here është gjëja më e shëndetshme për të pasur një jetë të mirë mes partnerësh. Madje, unë mendoj që shpesh çiftet që zgjasin më bukur, janë çiftet që herë pas here shkëputen. Nuk e kam fjalën ndahen. Gjëja e parë, nuk bëjnë të njëjtën punë. Çiftet që janë në të njëjtin biznes të vetin, janë të tmerrshëm. Vuajnë.

Romeo: Grida sapo i ndave këta të dy (tregon me gisht nga Donaldi)

Grida: Shiko, që nuk ka diskutim që ai e ka këtë avantazh, se ajo përballon, toleron, duron, mbështet, këtë e di gjithë Shqipëria se ia keni treguar me kamerat e “Top Channel” tek “Big Brother”.

Romeo: Më beso, me këtë që the, i ndave prapë. (qesh)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco