‘Crazy Girl’ nuk e paska pritur fare mirë bashkëpunimin e G-Banit me Anxhela Peristerin

‘Crazy Girl’ nuk e paska pritur fare mirë bashkëpunimin e G-Banit me Anxhela Peristerin

14:30, 17/05/2023
A+ Aa A-

Si shumë fanatikë të hitit të viteve 2000 “Të dua”, edhe Crazy Girl nuk e paska pritur fare mirë që G-Bani e ka risjellur këngën pas kaq shumë vitesh me një tjetër artiste, Anxhela Peristerin.

Këtë e ka treguar vetë këngëtari i cili ka qenë i ftuar së fundmi në “ABC-ja e Mëngjesit”.

“Kam folur me bashkëshortin e saj, i cili me dërgoi një mesazh të keqardhur se përse nuk e kisha kontaktuar, por nuk e pashë të arsyeshme ta kontaktoja. Më vjen keq pse situatat ndryshojnë midis miqve. Unë kur e kam bërë këngën, Crazy nuk ka pasur menaxher, ka qenë shoqja ime që kisha dhe lehtësine e kontaktit ta merrja ne telefon dhe t’i thoja hajde bëjmë një këngë. Nuk e kam pyetur. Kënga ka qenë e imja, e kam shkruar për dashurinë e parë. Është autorësia ime dhe nuk i marr leje askujt.”, është shprehur G Bani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco