Një për një! Fotini ia numëron të gjitha ‘akuzat’ Zhaklin Lekatarit

Një për një! Fotini ia numëron të gjitha ‘akuzat’ Zhaklin Lekatarit

15:01, 16/05/2023
A+ Aa A-

Kundër Zhakut në një status në Instagram është shprehur edhe Fotini Derxho. Ish-fituesja e “BB” dhe ish-banorja e “BBV2” ka reaguar në një fjalim të gjatë, ku ndër të tjera thotë se Zhaklina po ofendon masën, kur në fakt shkaktare e gjithë situatës është vetë ajo, me fjalët e përdorura.

“Nuk mund ta mirëkuptoj që ofendon masën, që mban një qëndrim patriotik, kur je vetë shkatarja që e kthen në çështje politike me ato postime dhe deklarata që e di shumë mirë sa shumë dhimbje, kujtime, lot dhe mllef sjell kjo çështje,”-shkruan ndër të tjera Fotini.

Ajo vazhdon më tej: “Ndërsa komentet për Nitën. Sot qenka pseudokëngëtare me mungesë talenti dhe profesionalizmi sepse ka të drejtë të mos jetë dakord me ty??”

Për ta mbyllur, Fotini i është përgjigjur edhe justifikimit të Zhakut që po nxisim urrejtje duke u shprehur: “Vetë provokon, vetë ofendon, vetë ha fjalë, vetë të gjitha dhe pastaj të tjerët janë gabim?”

Image


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco