Rrëfimi i trishtë: Të gjithë e adhurojnë pamjen e Megan Fox, përveç asaj

Rrëfimi i trishtë: Të gjithë e adhurojnë pamjen e Megan Fox, përveç asaj

14:44, 16/05/2023
A+ Aa A-

Megan Fox, edhe në ditët e sotme, ende përpiqet ta dojë trupin e saj.

“Unë kam dismorfi trupore. Nuk e shoh kurrë veten siç më shohin të tjerët,” tha ajo për Sports Illustrated. “Nuk ka pasur kurrë një moment në jetën time ku unë e kam dashur trupin tim, kurrë.”

Megan shtoi se është gjithmonë në një “udhëtim të pafundëm për të dashur veten”.

Aktorja pranoi gjithashtu se ka qenë gjithmonë kritike ndaj imazhit të saj dhe kishte një fiksim me trupin që kur ishte fëmijë.

Kjo nuk është hera e parë që Megan Fox flet për pasiguritë për pamjen. Në tetor të vitit 2021, ajo tha në një intervistë për British GQ:

“Ne mund ta shohim dikë dhe të mendojmë, ‘Është një njeri kaq i bukur. Sa të thjeshtë e kanë jetën.’ Ata me shumë mundësi nuk ndihen kështu për veten.”

Image

 

Çrregullimi dismorfik i trupit (BDD) është një çrregullim mendor në të cilin një person është i fiksuar me një defekt të imagjinuar fizik ose një defekt të vogël që të tjerët shpesh nuk mund ta shohin, shpjegon ËebMD. Si rezultat, njerëzit me këtë çrregullim e shohin veten si "të shëmtuar" dhe shpesh shmangin ekspozimin shoqëror ose i drejtohen kirurgjisë plastike në përpjekje për të përmirësuar pamjen e tyre.

Shkaku i saktë i BDD nuk dihet. Një teori sugjeron se çrregullimi përfshin një problem me madhësinë ose funksionimin e zonave të caktuara të trurit që përpunojnë informacion në lidhje me pamjen e trupit. Fakti që BDD shpesh ndodh te njerëzit me çrregullime të tjera të shëndetit mendor, të tilla si depresioni dhe ankthi. Faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në zhvillimin ose që shkaktojnë çrregullimin janë: përvoja traumatike ose konfliket emocional gjatë fëmijërisë, vetëvlerësim i ulët, prindërit kritikë apo presioni nga bashkëmoshatarët ose shoqëria.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco