Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Ish-i i Dani Alves reagon pas aludimeve për një romancë me Hakimi-n

Ish-i i Dani Alves reagon pas aludimeve për një romancë me Hakimi-n

10:00, 16/05/2023
A+ Aa A-

Së fundmi në disa media ndërkombëtare u përhapën thashetheme që pretendonin se Achraf Hakimi dhe Joana Sanz ishin takuar në një klub nate në Madrid.

Lajmi u bë i ditur nga Alexia Rivas në programin “Ya es mediodia”, i cili ka bërë bujë të madhe, pasi nëse është e vërtetë do ta vendoste Sanzin në një situatë shumë të komplikuar për shkak të paraleleve mes ish-partnerit Dani Alves dhe mbrojtësit të djathtë të PSG-së.

Modelja vendosi t’u përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në Instagram dhe njëri prej tyre donte të konfirmonte thashethemet e dëgjuara në shtyp nëse ajo ishte në lidhje me Achraf Hakimin, futbollistin e PSG-së i cili aktualisht akuzohet për një përdhunim.

“Unë nuk e kuptoj sëmundjen e këtij vendi. Çfarë mungesë respekti keni. Ju vazhdimisht i kaloni kufijtë. Unë nuk e njoh atë dhe nuk e kam parë kurrë në jetën time”, tha Joana.

Kujtojmë që Joana paraqiti kërkesë për divorc nga Alves pas skandalit të sulmit seksual dhe tradhtisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco