Lajmi i fundit

Nëna me 3 fëmijët të zhdukur prej tre ditësh/ Gjendet i pajetë në Drin një prej të miturve. Dyshohet se…

Albina dhe Familja Kelmendi sollën rezultatin më të dobët në historinë e Shqipërisë në finale të Eurovisionit

Albina dhe Familja Kelmendi sollën rezultatin më të dobët në historinë e Shqipërisë në finale të Eurovisionit

17:24, 14/05/2023
A+ Aa A-

Të shtunën është mbajtur nata finale e festivalit më të madh evropian, ‘Eurovision 2023’.

Plot 26 shtete garuan në natën e madhe finale, duke prezantuar para publikut këngët e tyre reprezentuese, një prej të cilave ishte edhe Shqipëria.

Shteti shqiptar këtë vit u përfaqësua nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje”, të cilët arritën që ta kualifikonin Shqipërinë në finales pas performancës në vendit e dytë.

Por pavarësisht kësaj, rezultati final ishte tejet zhgënjyes pasi Shqipëria përfundoi gati thuajse në fund të tabelës, duke u renditur e 22-ta në 26 shtete.

Ky njëherësh shënon rezultatin më të dobët të Shqipërisë në historinë e saj si pjesëmarrëse në finalet e Eurovisionit.

Diçka më lartë kishte arritur Anxhela Peristeri, duke e renditur Shqipërinë në vendin e 21-të në vitin 2021 me këngën “Karma”, gjersa Jonida Maliqi në vitin 2019 ishte kualifikuar gjithashtu në finale, dhe i siguroi shteti shqiptar vendin e 18-të.

Në vendin e 17-të në finale Shqipërinë e kanë çuar plot tre përfaqësues: Elhaida Dani me “I’m Alive” në vitin 2015, Kejsi Tola me “Carry me in your dreams” në vitin 2009 dhe Olta Boka me “Zemrën të dy e lamë peng” në vitin 2008.

Shqipëria ka qenë gjithashtu dy herë e renditur në vendin e 16-të në finale të Eurovisionit, përkatësisht në vitin 2010 kur u përfaqësua nga Juliana Pasha me këngën “It’s All About You” dhe Ledina Çelo në vitin 2005 me “Tomorrow I Go”.

Ndërkohë tri sukseset më të mëdha të Shqipërisë në finale të Eurosivionit mbeten në vitin 2018 përfaqësuar me këngën “Mall” nga Eugent Bushpepa, më pas në vitin 2004 me këngën “Image Of You” nga Anjeza Shahini dhe “Suus” në vitin 2012 nga këngëtarja Rona Nishliu.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco