Lajmi i fundit

Kampi i refugjatëve të Italisë formalisht nuk ka burgje/ Ja rreziqet që i kanosen Shqipërisë

Krist Aliaj flet për BB: Mendoja fitoren, dija mirë ku ta godisja Luizin. Reagon i ati: Ishe në kafaz me…

Krist Aliaj flet për BB: Mendoja fitoren, dija mirë ku ta godisja Luizin. Reagon i ati: Ishe në kafaz me…

14:23, 11/05/2023
A+ Aa A-

Ish-banori i Big Brother Vip, Krist Aliaj ka komentuar eksperiencën e tij pas daljes dhe lojën përballë dy banorëve të tjerë, Olta Gixharit dhe Luizi Ejllit, ku ky i fundit u shpall  fitues.

Image

Kristi në ‘Ftesë në 5’ tha se loja e Oltës ka qenë manipuluese ndërsa e Luisit ka qenë në formën e nënshtrimit, ku theksoi se vetë ai zgjodhi që të ruante imazhin e tij dhe të kishte vetëkontroll.

“Ishte e vështirë të përballoje Oltën, kur fillonte me stilin manipulues. Kishte shumë tentativa manipulimi kurse Luizi donte të të nënshtronte. Unë e dija këtë shumë mirë, unë tentoja të arsyetoja gjënë. Në një moment thash që duhet të jap përgjigje më të shkurtra dhe të bëhem më i ashpër. Unë e dija ku do e sulmoja, e kisha shumë të qartë. E sulmoja te sjellja, te loja aty e kam  sylmuar. Se si e luante lojën mua nuk më interesonte fare, unë kapja situatën dhe e dija ku do ndërhyja. Thashë që këtu duhet të jem tipi në vetëkontroll gjithë kohës. Druhesha nga dinamika shumë të shëmtuara, debate e sjellje. Kisha frik për imazhin aty brenda. E besoja fitoren, thashë jemi dy njerëz shumë të kundërt. Ai kishte telenovelën me Kiarën dhe Efin, por kaq. Unë nuk luaja dot tenelovela aty brenda.

Sakaq ai është surprizuar dhe nga babi i tij, Robert Aliaj i cili dha dhe një mesazh për Kristin, ku tha: “Krist i dashur, me qëndrimit tënd në BBVIP denoncove një botë ku qëndrimet kulture kanë patrikalizëm, kuptove që është e jashtëzakonshme të sfidosh pa frikë. Ti ia dole, shfaqe një personalitet kulturor dhe ndershmërie, në atë kafaz je rrethuar nga individë toksik, ti me përkushtim të palëkundur qëndrove si model shprese. Dëshmove se forca nuk qëndron në manipulim por me logjikën e respektin”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco