Veshja e Shakirës eklipson çmimin e rëndësishëm që mori

Veshja e Shakirës eklipson çmimin e rëndësishëm që mori

09:46, 10/05/2023
A+ Aa A-

Shakira është shpallur femra e vitit nga Billboard dhe me atë rast ka mbajtur një fjalim emocionues që ka përlotur shumë të ftuar në audiencë.

Këngëtarja foli hapur dhe sinqerisht për përfundimin e lidhjes së saj shumëvjeçare me Gerard Pique, me të cilin ka dy djem.

”Nuk ka rëndësi nëse dikush është besnik apo jo, ajo që ka shumë rëndësi është t’i qëndrosh besnike vetes. Kur u ndjeva më e humbura, muzika më ktheu në rrugën e duhur”, ka thënë ndër të tjera Shakira.

Ajo shtoi se në jetën e çdo femre vjen një moment kur vetëvlerësimi i tyre nuk varet më nga një person tjetër, por është e rëndësishme që ajo ta pranojë veten ashtu siç është.

Të pranishmit e përshëndetën fjalimin e saj me duartrokitje të zhurmshme, ndërsa fansat i dërguan komplimente të shumta në rrjetet sociale për dukjen, por edhe guximin për të folur hapur për tradhtinë që përjetoi nga partneri.

Mirëpo, kishte edhe nga ata që kritikuan minifustanin me të cilin ajo u shfaq kur e mori çmimin:

“Urime, por duhet të gjesh dikë që të të ndihmojë të vishesh. Ti je personazh shumë i madh për t’u veshur kaq lirë”.

“Të dua, por duhet ta pushosh nga puna stilistin. Ti je Shakira dhe vishesh ashtu. Ky fustan duket sikur është i vitit 2005”.

”Ti je e bukur, por mendoj se duhet të vishesh më elegante”.

“Zgjedhje e keqe e fustanit, ndërsa as thonjtë nuk i ka rregulluar”.

Kujtojmë se këngëtarja 46 vjeçare së fundmi është zhvendosur në Miami me djemtë e saj, Milan dhe Sasha, ku po fillon një jetë të re pas ndarjes me Pique.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco