Rita Ora ndez skenën në Eurovision që në prova

Rita Ora ndez skenën në Eurovision që në prova

20:47, 09/05/2023
A+ Aa A-

Rita Ora ka shkëlqyer që në prova në skenën e Eurovision, gjysmëfinalja e të cilit do të mbahet këtë të martë në Liverpul.

32-vjeçarja me origjinë shqiptare është e ftuar në festivalin e këngës, i cili një vit më parë u fitua nga Ukraina, por për shkak të luftës do të mbahet në Angli.

Rita me energjinë dhe interpretimin e saj dhuroi një atmosferë elektrizuese, ndërsa do të zbresë në skenë mbrëmjen e së martës sërish në natën e parë gjysmëfinale.

Këtë edicion të Eurovision, Shqipëria do të përfaqësohet me këngën “Duje” nga Albina & Familja Kelmendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco