Arbana i thotë se jashtë e presin gjëra që janë publikuar dhe mund të mos i pëlqejnë, Efi e shikon e frikësuar

Arbana i thotë se jashtë e presin gjëra që janë publikuar dhe mund të mos i pëlqejnë, Efi e shikon e frikësuar

11:49, 07/05/2023
A+ Aa A-

Influencuesja Efi Dhedhes përfundoi e treta në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania. Ajo rezultoi të jetë femra më e arritur në rezultat, në edicionin e dytë të spektaklit shumë të shikuar nga shqiptarët.

Kur arriti në studion e programit, ajo u shpërblye me çekun prej 10 mijë eurosh ashtu si çdo finalist tjetër jo fitues.

Image

Por teksa dha intervistën për rrugëtimin e saj në BBVA, Efi mori një mesazh mes rreshtash nga prezantuesja e programit, e cila e paralajmëronte për disa gjëra që e presin jashtë.

“Efi, pas rihyrjes tënde brenda në shtëpi jashtë kanë ndodhur një mal me gjëra që edhe të përkasin”, tha Arbana.

Ndërkohë ishte më pas Efi ajo që e pyeti se “nëse janë gjëra të mira apo të këqija”.

Duke qenë pak skeptike për këtë pyetje, Arbana u shpreh: “Le të themi se ti do të dish më mirë ta bësh vlerësimin nëse janë të mira apo të këqija. Do të kesh mundësinë t’i shohësh të gjitha dhe pastaj të japësh përgjigjet e tua duke qenë në dijeni për gjithçka që ka ndodhur, për gjithçka që ka dalë, për gjëra të publikuara, për raporte, ndodhira e të tjera”.

Mesa duket përmes rreshtave, moderatorja e programit u mundua t’ia bëjë të qartë finalistes se jashtë mund ta presin materiale të publikuara të saj, të cilat mund të mos i pëlqejnë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco