Komentet ofenduese për 'Përputhen', Luizi i kërkon falje Efit

Komentet ofenduese për 'Përputhen', Luizi i kërkon falje Efit

00:02, 07/05/2023
A+ Aa A-

Tre finalistëve të “Big Brother VIP”, Luizit, Deas dhe Efit iu shfaq një klip ku ishin përmbledhur debatet dhe përplasjet e tyre më të forta që kanë pasur gjatë qëndrimit në shtëpi.

Klipi tregonte sesi marrëdhëniet e tyre kanë pasur ulje-ngritje përgjatë  këtyre 133 ditëve qëndrim së bashku.

Luizi u pyet nga Arbana se kë do të zgjidhte mes Deas dhe Efit si fituese dhe këngëtari zgjodhi këtë të fundit. Sakaq ai i kërkoi dhe falje Efit pas përplasjeve të forta që kanë pasur disa ditë më parë me njëri-tjetrin, ku këngëtari përodri dhe disa fjalë ofenduese ndaj saj.

Luiz: Efi ka dhënë shumë më shumë se kushdo tjetër, pavarësisht se ka pasur 50 ditë shkëputje. Unë do të zgjidhja Efin.

Unë pashë tipare të ngjashme me Efin dhe babin e saj, dua ti them Efit më fal dhe nënës së saj gjithashtu. Ishte fjalët  e gabuara ato që i kam thënë Efit. Jam shumë i lumtur që ajo është në finale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco