Emily Ratajkowski thotë se do të lidhej me një vajzë dhe tregon 'fiksimin e saj'

Emily Ratajkowski thotë se do të lidhej me një vajzë dhe tregon 'fiksimin e saj'

12:55, 05/05/2023
A+ Aa A-
Emily Ratajkowski ka vendosur që të konsiderojë opsionin e lidhjes me një vajzë dhe në një intervistë për “HommeGirls” ka treguar se i pëlqen shumë të dalë me një grua dhe se është në pritje të së duhurës, duke theksuar se për të ka më shumë rëndësi energjia dhe jo gjinia apo prirja seksuale.
 
Ratajkowski tregoi edhe “fiksimin” dhe është pikërisht Megan Thee Stallion. Emily tha se për të, Megan ka një bukuri të papërshkrueshme.
 
Megjithatë, modelja theksoi se nuk do t’i nxitojë gjërat: “Kjo është hera e parë që jam beqare në jetën time. Jam krenare për vetëm dhe versioni im i vjetër (ndoshta) do të kishte vendosur të lidhej me një djalë që s’i përmbush kërkesat e mia. Më vjen mirë që s’jam më në atë epokë”.
 
Emily shtoi edhe se është shumë e hapur për të takuar njerëz të rinj, duke shtuar se ka dalë edhe me persona që ka takuar përmes aplikacioneve, apo edhe me njerëz me të cilët ka miq të përbashkët.
 
Ajo doli hapur si biseksuale gjatë nëntorit të kaluar, disa muaj pas divorcit nga Sebastian Bear McClard.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco