Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

5 sjellje të prindërve danezë, për të rritur fëmijë të pavarur dhe të lumtur

5 sjellje të prindërve danezë, për të rritur fëmijë të pavarur dhe të lumtur

12:54, 05/05/2023
A+ Aa A-

Sipas studimeve dhe anketimve të ndryshme, Danimarka është vendi më i lumtur në botë. Kjo do të thotë që edhe fëmijët atje janë më të lumtur. Çfarë i nxit njerëzit danezë të jenë të lumtur, por mbi të gjitha, çfarë metode përdorin prindërit për të rritur fëmijë të lumtur? Zbulojini më poshtë:

1. FËMIJËT DANEZË LUAJNE SHUMË

Fëmijët danezë duhet të luajnë shumë, madje edhe kur janë të angazhuar me shkollën. Vetëm duke qenë të pavarur dhe pa kufizime, fëmijët mund të mësojnë nga të gjitha situatat, madje edhe nga loja. Në Danimarkë, fëmijët nuk kanë detyra shtëpie: mësuesit fillojnë të caktojnë detyra kur ata janë në një moshë më të rritur. Kjo u lejon atyre të luajnë më shumë dhe të eksplorojnë.

2. MËSOJNË QË TE VEGJËL TË SHPREHIN EMOCIONET

Autenticiteti i ndjenjave duhet të kultivohet. Kjo do të thotë që ne duhet t’u mësojmë fëmijëve të jenë empatikë, të kuptojnë të tjerët dhe mbi të gjitha të shprehin ndjenjat e tyre pa frikën se do të gjykohen. Ata nuk duhet të kenë frikë të tregojnë pikat e forta apo të dobëta të tyre.

3. PRINDËRIT I MËSOJNË TE PËRBALLEN ME REALITETIN

Çdo ditë ne përballemi me situata të vështira, por duhet gjithmonë të përpiqemi të gjejmë atë që është pozitive në çdo situatë të jetës. Fëmijët duhet të mësojnë që në vegjëli të përballojnë jetën gjithnjë duke patur parasysh se ka zgjidhje për çdo situatë.

4. EMPATIA PARA GJITHÇKAJE

Fëmijët duhet të mësojnë të jenë të ndjeshëm. Në këtë mënyrë ata do të mësojnë se duhet të respektohen zgjedhjet e të tjerëve. Përmes kultivimit të empatisë ata bëhen njerëz më socialë, të mirëkuptueshëm, shmangin keqkuptimet dhe grindjet në shoqëri.

5. PRINDËRIT DANEZË NUK JAPIN URDHËRA

Prindërit danezë punojnë shumë në lidhje me komunikimin me fëmijët. Ata nuk zgjedin forma ndëshkuese për të edukuar fëmijën, por gjithnjë duke komunikuar dhe duke u konsultuar me ta. Nëse një fëmijë bën diçka të gabuar, shpjegojini atyre arsyet pse nuk duhet ta bëjnë dhe ku gaboi. Vetëm në këtë mënyrë fëmija mund të mësojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco