Robert Aliaj zbulon arsyen pse i lyen thonjtë në ngjyrë të zezë

Robert Aliaj zbulon arsyen pse i lyen thonjtë në ngjyrë të zezë

10:58, 05/05/2023
A+ Aa A-

Thonjë e lyer me manikyr të zi janë një nga elementet më identifikuese të Robert Aliajt, pas syzeve dhe bastunit. I ftuar në “Rudina”, ai tregoi se arsyeja pse i lyen thonjtë në ngjyrë të zezë ka të bëjë me patriotizmin.

Teksa diskutonin për lulen e shqiponjës, si një lloj identiteti në shtëpitë e shqitarëve, Aliaj tregoi se prej kohësh mban unaza me shqiponjë dhe i lyen thonjtë me manikyr të zi, si ngjyra e shqiponjës.

Image

“Unë i mbaj gjithmonë sepse nuk mund të mbaj unazë tjetër. Por unë dua të them, ndoshta për herë të parë ose nuk e di në ka rënë rasti, që unë edhe thonjtë i lidh me shqiponjën, pavarësisht se njerëzit i paragjykojnë thonjtë,” tha ai.

“Gjëja më simbolike e shqiponjës është thoi ku është arma [e saj]. Pse themi shqiponja grabitqare? Ne si shqiptarë, thoin duhet ta kishim patjetër një sport nacional identitar, siç kanë skocezët fundin,” shtoi më tej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco