Gwyneth Paltrow krahason ish-ët e saj, Brad Pitt dhe Ben Affleck: Kush ishte më i mirë?

Gwyneth Paltrow krahason ish-ët e saj, Brad Pitt dhe Ben Affleck: Kush ishte më i mirë?

10:14, 05/05/2023
A+ Aa A-

Gwyneth Paltrow dha një intervistë këtë javë në të cilën iu bënë disa pyetje shumë personale në lidhje me ish-et e saj të famshëm. Intervista në fjalë ishte për podcast-in Call Her Daddy. Në episodin e së martës, prezantuesi Alex Cooper e pyeti Paltroë për dashuritë e saj të mëparshme, duke përfshirë Brad Pitt dhe Ben Affleck.

Paltrow filloi të takohej me Pitt në 1994. Duke kujtuar lidhjen e tyre, aktorja tha se ishte “dashuri e madhe me shikim të parë. Ishte çmenduri.”

Në vitin 1996, të dy u fejuan, por në vitin 1997 u ndanë. Paltrow tha se ajo ishte “zemërthyer kur u nda”.

“Ishte gjëja e duhur në atë kohë, por ishte vërtet e vështirë,” kujton ajo.

Edhe pse u desh pak kohë, të dy tani janë përsëri miq të mirë dhe Pitt madje kohët e fundit ishte i ftuar në podcast-in e Paltrow. “Ai është një djalë i mrekullueshëm, më pëlqen shumë”, tha ajo për ish-in e saj.

Më vonë në bisedën e sinqertë, aktorja luajti një lojë “Brad or Ben”, në të cilën iu kërkua të krahasonte ish-ët në një numër kategorish, duke përfshirë dhe pyetjen: “Kush është më i mirë në shtrat?”

Paltrow u takua me Affleck-un nga viti 1997 deri në vitin 2000.

Paltrow tha se si Pitt ashtu edhe Affleck ishin puthës të mirë dhe të zgjedhësh se kush ishte më i mirë në shtrat është “me të vërtetë e vështirë”. Por më në fund, ajo pranoi: “Me Brad kisha si një lloj kimie, ishte si dashuria e jetës në atë kohë, kurse Beni ishte teknikisht i shkëlqyer.”

E pyetur se me kë do të flinte përsëri, Paltrow tha: “Unë mendoj se Brad”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco