Deamishel: Ke zemrën e shëmtuar?/ Luizi: Kur më preket emocioni…

Deamishel: Ke zemrën e shëmtuar?/ Luizi: Kur më preket emocioni…

14:52, 04/05/2023
A+ Aa A-

Luizi i tha Deas se ajo ka ardhur deri në finale vetëm për shkak të njerëzve që ka puthur. Kritike gjithmonë ndaj lojës së Luizit, Dea i tha atij se ka luajtur shëmtuar.

Sipas Luizit ai ashtu reagon kur dikush i prek familjen. Dea tha se mënyra se si ai foli për Efin, kur tha se është turp ta kesh atë motër, apo shoqe ishte shumë e shëmtuar.

Luizi tha se të gjithë këtë deklaratë e tha në kuadër të lojës, ndërsa shtoi se e ka përzemër Efin. Kjo mënyrë lojë, tha Dea, është abuzive, duke mos u bërë palë me Luizin, sa i përket strategjisë së tij të tepruar.

Ajo shtoi se nuk është lojë ta ofendosh një person në sy të të gjithë Shqipërisë, pasi deklarata e tij mbetet njollë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco