Armaldo Kllogjeri zbulon dhuratën që do i bëjë Luizit dhe Kiarës për dasmën e tyre

Armaldo Kllogjeri zbulon dhuratën që do i bëjë Luizit dhe Kiarës për dasmën e tyre

14:27, 04/05/2023
A+ Aa A-

Ish-banori i Big Brother Vip, Armaldo Kllogjeri ka zbuluar së fundmi se çfarë dhurate do i bëjë Kiarës dhe Luizit në dasmën e tyre e cila pritet të organizohet shumë shpejt.

Teksa ishte i ftuar në “Vila 24”, Maestro u shpreh se nuk e ka menduar ende se çfarë dhurate t’i bëjë çiftin pasi nuk ia di shijet që ata kanë por me shunë mundësi ai do i dërgojë një zarf, pra para.

“Di që do të ketë celebrim, por me orkestër e muzikë e të kërcejmë e të këndojmë nuk e di, por edhe nëse është kështu do e festojmë. Të them të drejtën dhuratën nuk e kam menduar,  do i jap një zarf se kjo zgjedhja e dhuratave është e vështirë, nusja ka shije tjetër unë tjetër, a ju pëlqen atyre, problem dhe vendi ku do e vendosin etj. Më mirë zarfin e të bëjnë ç’të duan”-tha Armaldo.

Më pas ish- banori u ngacmua pak dhe moderatorja e cila e pyeti: E ka të rëndë zarfin Luizi dhe Kiara?

“Unë do shtri këmbët sa të kem jorganin”– u përgjigj ai.

Kujtojmë se disa ditë më parë Armaldo than ë “Mos i bjer me top” se e ka telefonuar Kiarën pasi kjo e fundit u eleminua nga BB dhe se i ka shprehur urime për propozimin, ku ka theksuar se do të këndojë në dasmën e çiftit.

Pyetje: Do këndosh aty?

Armaldo: Nuk e di, po të më ftojnë për të kënduar, patjetër që do të këndoj. Ku ka më bukur se të këndosh nëpër gëzimet e atyre që martohen dhe lidhin jetën. Tani unë jam daja…

Lidhur me raportin që maestro ka me Kiarën, ai tha se marrëdhënia e tyre është e mirë pavarësisht faktit që nuk ndiqen në ‘Instagram’.

“E kam telefonuar Kiarën, e kam uruar për propozimin që i ka bërë Luizi për martesë, besoj se martesa e tyre do jetë në qendër të vëmendjes nga të gjithë shqiptarët dhe nga diaspora”– tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco