Revista 'Forbes' publikon listën, ja kush është sportisti më i paguar në botë

Revista 'Forbes' publikon listën, ja kush është sportisti më i paguar në botë

09:56, 04/05/2023
A+ Aa A-

Cristiano Ronaldo është shpallur sportisti më i paguar në botë sipas renditjes më të fundit të publikuar nga revista amerikane “Forbes”.

Portugezi ka siguruar 136 milionë dollarë ose rreth 127 milionë euro. Nga kjo shumë kolosale prej 124 milionë eurosh, rreth 42 milionë euro, Cristiano Ronaldo i ka siguruar në fushë. Pjesa tjetër, rreth 82 milionë euro, ai i ka siguruar nëpërmjet kontratave të ndryshme të sponsorizimit.

Në listën e publikuar nga “Forbes”, tri vendet e para zihen nga futbollistët. Pas Cristiano Ronaldos, menjëherë vjen Lionel Mesi, i cili fiton 118 milionë euro në sezon. Treshja e parë kompletohet nga ylli tjetër i Paris SG-së, Mbappe, që fiton afërsisht 109 milionë euro.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco