Nënë për herë të parë, Fifit dhe të birit i bëjnë pritjen më të ëmbël në shtëpi

Nënë për herë të parë, Fifit dhe të birit i bëjnë pritjen më të ëmbël në shtëpi

09:40, 28/04/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur nga të gjithë si Fifi, është bërë së fundmi nënë për herë të parë.

Ajo dhe partneri, Adis Patushi, kanë mirëpritur në jetë bekimin e tyre, një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Theo Mal.

Vetë Fifi e ndau këtë lajm të bukur në rrjete sociale, nëpërmjet një fotoje ku tregonte këmbën e bebushit dhe emrin e tij.

Evladi – Theo Mal Patushi  [🤍] [👼🏻]  25.04.2023 !- shkroi Fifi.

Pak orë më parë, këngëtarja është pritur në shtëpi së bashku me të birin dhe siç e do zakoni, për ta është bërë një mikpritje e ngrohtë.

Një tortë e bukur e ka pritur Fifin dhe të voglin, mbi të cilën shkruhej:

“Mirë se erdhët në shtëpi, mami dhe bebushi”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco