Pas 2 vitesh bashkë, ndahen Halsey dhe Alev Aydin

Pas 2 vitesh bashkë, ndahen Halsey dhe Alev Aydin

11:58, 26/04/2023
A+ Aa A-

Halsey dhe Alev Aydin i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 2-vjeçare dhe këngëtarja ka kërkuar kujdestarinë e plotë të djalit të tyre, Ender Ridley, 1 vjeç. Sipas “Page Six”, dokumentet janë firmosur më 5 prill.
 
Deri më tani, Halsye dhe Alev nuk e kanë adresuar publikisht ndarjen e tyre nëpër rrjetet sociale, por burimet thonë se ndarja erdhi si një vendim i përbashkët dhe se ata u ndanë si miq. “Ndarja e tyre ishte krejtësisht miqësore dhe tani po bashkëprindërojnë për ta rritur djalin bashkë”, u shpreh burimi.
 
Gjithashtu, shtoi edhe se Halsey u detyrua të firmoste kërkesën për kujdestari të plotë, pasi këtë verë do të zhvillojnë një turne dhe duhet që të marrë djalin me vete.
 
Djali i tyre ka lindur në janar 21 dhe Halsey e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram, ku njoftoi edhe romancën me Aydin. “Surprizë!”, shkroi ajo në albumin ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur. 

Më parë, Halsey ka pësuar 3 aborte para se të mbushte 24 vjeç. Ajo e tregoi përvojën e saj përmes një letre drejtuar Vogue, ku u shpreh:

“Një nga shtatzënitë e mia kërkonte ‘përkujdesje të mëtejshme’, një mënyrë e butë për të thënë se do të kisha nevojë për një abort, sepse trupi im nuk mund ta ndërpriste plotësisht shtatzëninë vetë dhe unë rrezikoja jetën. Gjatë kësaj procedure, qava. Kisha frikë për veten time dhe isha e pafuqishme. Isha e dëshpëruar për t'i dhënë fund shtatzënisë që po më kërcënonte jetën.”

Ndërsa, kur ngeli shtatzënë me djalin Ender, tha se "ishte përgatitur për më të keqen".

“Kur lindi Ender, bota heshti. Trupi im, të cilin e kisha urryer për vite me radhë për ‘dështimin’ rutinë, kishte bërë gjithçka siç duhet”, shkroi Halsey. “Kapitulli i gjatë i jetës sime dhe aborteve u reduktua në një faqe në atë moment. Thjesht u nda në "përpara" këtij momenti dhe të gjitha gjërat që do të vinin pas tij. Vite me gjak, dhimbje dhe mjerim nga shtatzënitë gati të rrezikshme dhe të padëshiruara, pastaj euforia e mëmësisë së zgjedhur".

Ajo shtoi:

“Shumë njerëz më kanë pyetur nëse kam rishqyrtuar qëndrimin tim ndaj abortit, që kur kam lindur një fëmijë pas vitesh përpjekjesh për ta bërë këtë. Përgjigja është me vendosmëri jo. “Në fakt, kurrë nuk jam ndjerë më e bindur për këtë. Aborti im më shpëtoi jetën dhe i hapi rrugë djalit tim që të kishte të tijën.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco