Rrëfimi i Roza Latit: Im atë ishte i dhunshëm, fshihesha sa i dëgjoja zilen e biçikletës

Rrëfimi i Roza Latit: Im atë ishte i dhunshëm, fshihesha sa i dëgjoja zilen e biçikletës

10:29, 26/04/2023
A+ Aa A-

Roza Lati ka ndarë me publikun një pjesë të ‘errët’ nga jeta e saj. Teksa ishte e ftuar një ditë më parë në ‘Përputhen’, si opinioniste, ajo tregoi se i ati ka qënë i dhunshëm dhe nëna e saj (artistja Rita Lati) ishte detyruar të rrinte me të për shkak të mentalitetit të kohës.

Po ashtu, Roza tha se kishte frikë kur i ati vinte në shtëpi, saqë fshihej sa i dëgjonte zilen e biçikletës.

“Unë kam pasur një baba të dhunshëm, im atë ka ndërruar jetë nga tumori në kokë me kalimin e viteve ai u bë agresiv dhe me recetë të doktorit ai kishte shenja skizofrenie. Rita ime (mamaja e Rozës, Rita Lati) u detyrua të rri me të për shkak të kohës të viteve 90’, se kur i thoshte mamasë së vet që nuk mundem më, ajo i thoshte jo si do ta lësh çfarë do të thonë bota ti je artiste ti del k**va këtu.

Por femra e fortë është femër e fortë kur e pa që unë merrja lodrat dhe fshihesha sa i dëgjoja zilen e biçikletës ajo la çdo gjë duke mos pyetur për njeri dhe iku me një çantë dore dhe sot ja ku jemi”, është shprehur moderatorja.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco