Ka menduar ndonjëherë Kejsi Tola të heqë dorë nga muzika?

Ka menduar ndonjëherë Kejsi Tola të heqë dorë nga muzika?

09:31, 24/04/2023
A+ Aa A-

Kejsi Tola sapo ka publikuar albumin e saj më të ri e duket se tashmë do jetë akoma më shumë prezente në industrinë muzikore. Gjatë një interviste të fundit, Kejsi u pyet se nëse ka menduar ndonjëherë të heqë dorë nga muzika, apo të shkëputet. Ajo u shpreh se edhe nëse do e mendojë, muzika s’do e lërë atë.

“Dhe të dua unë ta lë muzikën nuk besoj që muzika do të më lërë mua sepse jam lidhur me të në çdo fazë të jetës time që fëmijë dhe deri në faktin që jam diplomuar për Kanto dhe në diplomën time shënon këngëtare. Nuk do ta lë kurrë muzikën sepse e di që ajo nuk do të më lë kurrë mua”

Më tej, ajo tregoi se inspirimi i saj drejt muzikës kur ka qënë e vogël ka qënë nëna e saj.

“Inspirimi kur je i vogël është pak i çuditshëm mendoj nuk është ndonjeherë aq i prekshëm, ty gjithmonë të duket si shumë i largët një njeri që ti sheh dhe të inspiron kur je i vogël por në qoftë se do të flasim për një inspirim për të ndjekur një karrierë muzikore dhe nëse flasim në këtë prizëm unë mendoj që ka qenë mami im inspirimi që të merrem me muzikë, është ajo që më ka dhënë frymën e melodive të para, ajo më ka kënduar e para sepse këndon shumë bukur dhe mendoj që ajo ka qenë motivi i parë i imi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco