'Gjithmonë dashuri', Dafina Zeqiri publikon një fotografi të DJ Geek, duke konfirmuar se janë rikthyer

'Gjithmonë dashuri', Dafina Zeqiri publikon një fotografi të DJ Geek, duke konfirmuar se janë rikthyer

20:46, 23/04/2023
A+ Aa A-

Ka pak kohë që dyshja Dafina Zeqiri dhe DJ Geek, janë kthyer në dy prej personazheve më të diskutuar në mediat rozë.

Fillimisht u tha se ata janë në një krizë, më pas u ndanë e teksa së fundmi u raportua se çifti kishin rikuperuar sërish marrëdhëniet mes tyre.

Por një gjë është e sigurisht, aktualisht Dafina dhe DJ Geek duket se janë në një raport të mirë me njëri-tjetrin.

Këtë e konfirmoi edhe vet interpretuesja e hitit “Amazing Girl” duke publikuar një fotografi të të dashurit të saj në InstaStory.

“Gjithmonë dashuri”, shkroi Dafina në mbishkrimin e kësaj fotografie, në të cilën Geek shfaqej i buzëqeshur.

Dafina dhe DJ i njohur përndryshe ka vite që janë në lidhje, teksa edhe punojnë së bashku në label-in e tyre, “Moneyz”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco