VIDEO/ Rita Ora tregon trupin e mrekullueshëm më bikini

VIDEO/ Rita Ora tregon trupin e mrekullueshëm më bikini

16:59, 23/04/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, më datë 14 korrik ka lajmëruar se do të publikojë albumin e saj më të ri, ‘You & I’.

Ajo ka publikuar tashmë dy nga këngët e albumit, ‘You Only Love Me’ dhe ‘Praising You’ të cilin e publikoi në bashkëpunim me FatBoy Slim pak ditë më parë.

Rita ka qenë e zënë gjatë gjithë këtyre ditëve duke promovuar këngën e saj më të re, gjersa ka gjetur pak kohë për pushim gjatë fundjavës.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social TikTok një video, ku mund të shihet teksa kryen një nga rutinat e saj të fundjavës pas një dite të ngjeshur me angazhime.

Videon ajo e nis duke treguar trupin e saj të mrekullueshëm me bikini në një suanë, teksa më pas bën dush, lan dhëmbët dhe në fund shijon një film në shtratin e saj.

Rita përndryshe ka bërë të ditur se ky album është shumë personal për të dhe ia dedikon vetes dhe bashkëshortit të saj, Taika Waititi.

Kjo është dhe arsyeja pse 32-vjeçarja e ka titulluar albumin ‘You & I’ që në shqip do të thotë ‘Ti dhe unë’.

@ritaora

Wind down with me after a week of promo for my single praising you which is out now! Go and get it or….yeah.

♬ original sound - Rita Ora

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco