‘Nuk e shihja Kiarën në finale’/ Luizi bisedon me banorët

‘Nuk e shihja Kiarën në finale’/ Luizi bisedon me banorët

15:29, 23/04/2023
A+ Aa A-

Ndonëse e ka shprehur vazhdimisht dëshirën për ta marrë Kiarën në finale, Luizi tha se deklaratat e tij kanë qenë thjesht për tu bërë presion banorëve.

Duke biseduar me Nitën dhe Jorin, Luizi u shpreh se që kur Kiara doli “kokë më kokë” në nominim me Oltën dhe doli nga shtëpia, u bind se ajo nuk do shkonte dot në finale.

Sipas Luizit, ndonëse ajo doli mbrëmjen e kaluar, Kiara ishte shumë e lumtur dhe se tanimë do jetë e qetë jashtë.

Ai shtoi se ditët e fundit do kalojnë shumë shpejt dhe ajo nuk do i ndiejë fare, pasi do kaloi kohë me gjyshen, tezen dhe shoqërinë e saj, deri kur Luizi të dalë nga shtëpia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco