Banorët zgjedhin liderin e ri të shtëpisë, një zarf i kuq qëndron mbi tavolinë/ Çfarë avantazhi do të ketë?

Banorët zgjedhin liderin e ri të shtëpisë, një zarf i kuq qëndron mbi tavolinë/ Çfarë avantazhi do të ketë?

10:57, 22/04/2023
A+ Aa A-

Gjatë ditës së djeshme banorët e Big Brother kanë zgjedhur liderin e ri.

Ata janë ndarë në dy grupe për të votuar, djemtë në dhomën e grimit, ndërsa vajzat në living.

Me shumicë votash, Qetsor Ferruanj është shpallur lideri i kësaj jave, pavarësisht këmbënguljes së Efit, e cila kërkoi vota nga Nita dhe të tjerë banorë.

Ndërkohë pak para se të bëhej votimi për liderin, në shtëpinë e “Big Brother VIP” hyri dhe një zarf i kuq, i cili nuk duhet të hapet deri në spektaklin e sotëm. Në të shkruhej ‘Lider’, duke lënë të kuptohet se është një avantazh në lojë për liderin e ri.

Tani të gjithë janë kurioz të dinë se çfarë avantazhi do të ketë Qetsori, i cili mori votat e Luizit, Kiarës, Nitës dhe Jorit. Ai tha se ata që e mbështetën do të jenë në mbrojtjen e tij.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco