Aktori pendohet për rolin në ‘The Lovely Bones’ dhe ju që keni parë filmin, e kuptoni mirë pse!

Aktori pendohet për rolin në ‘The Lovely Bones’ dhe ju që keni parë filmin, e kuptoni mirë pse!

10:37, 21/04/2023
A+ Aa A-

Stanley Tucci, 62 vjeç, ka bërë shumë role në karrierën e tij, por ai ka një rol specifik që nëse do të kthente kokën pas, do të mendohej dy herë për ta bërë ose jo.

Bëhet fjalë për personazhin e tij në filmin “The Lovely Bones”.

Filmi i vitit 2009, me regji të Peter Jackson, ka një kast fantastic aktorësh si Mark Wahlberg, Rachel Weisz apo Susan Sarandon dhe bazohet në romanin me të njëjtin titull, që u publikua në vitin 2002.

Autorja Alice Sebold shkroi historinë e tmerrshme të vrasësit serial sadist, i cili sulmoi seksualisht dhe vrau të paktën shtatë vajza të reja.

Filmi flet për Susie-n, një vajzë 14-vjeçare e luajtur nga Saoirse Ronan, e cila vritet, por refuzon të kalojë në jetën e përtejme pasi ka ende diçka për të bërë.

Shpirti i saj fantazmë vazhdon të mbikëqyrë familjen e saj dhe përpiqet të zbulojë emrin e personi që e vrau. Vrarësi është George Harvey, i luajtur nga Stanley Tucci.

I vlerësuar si një nga rolet më intensive të yllit deri më sot, për Tucci-n ky rol ishte padyshim një nga më të vështirët.

Në një intervistë të fundit me Entertainment Tonight, aktori foli për rolin e tij si Harvey dhe zbuloi saktësisht pse nuk do ta luante më.

Ai e quajti gjithë eksperiencën “e tmerrshme”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco