'Po të mos ishe rikthyer do ta kisha më të thjeshtë'/ Luizi diskuton me Kiarën: Kam frikë se…

'Po të mos ishe rikthyer do ta kisha më të thjeshtë'/ Luizi diskuton me Kiarën: Kam frikë se…

09:58, 21/04/2023
A+ Aa A-

Këngëtari Luiz Ejlli duket të jetë i mërzitur rreth situatës së krijuar me Efin. Ai i tha sot Kiarës se  kohët e fundit i ka pasur banorët afër vetes, ndërsa tani të gjithë i ka kundër.

Ai u shpreh se me rihyrjen e saj dhe të Efit,  çdo gjë është duke ecur mbrapsht dhe se tani nuk po di si të luajë.

 Luizi tha se duke u marrë me të për ta çuar në finale, është duke humbur lojën e tij.

Kiara i kërkoi që mos ta llogarisë atë, por të bëjë lojën e tij duke ecur para.

Por Luizi i tha se ajo u bë ‘sebepi’ që tani ka gjithë shtëpinë kundër, por pavarësisht kësaj nuk ka se çfarë të bëjë ndryshe për momentin.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Duhet të mendoj për ty, duhet të mendoj për veten

Kiara: Mendo për veten ti jo për mua

Luizi: Kam frikë se…

Kiara: Ca ke frikë, më thuaj?

Luizi: Qysh nga rikthimi juaj, gjithçka erdhi për mbrapsht.

Luizi: Janë cuar të gjithë

Kiara: Po normal se po afron finalja

Luizi: Duke u marrë me idenë që o do coj Kiarën në finale o ska, po më ikin të gjithë këta.

Kiara: Mendo vetëm për vete

Luizi: Tani është vonë, ça u bë u bë.

Kiara: Nuk po të kuptoj

Luizi: Gabimi im ishte që i kisha vënë qëllim vetes, o të coj ty në finalë o ska. Por duke mos të cuar ty spo coj as veten. Po mos ishit rikthyer ju për mua do ishte më e thjeshtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco