'Kjo e jona është dashuri-urrejtje'/ Klevio flet pas daljes nga burgu, nuk i kursen shakatë për Noizy-n: I kam propozuar Bellos…

'Kjo e jona është dashuri-urrejtje'/ Klevio flet pas daljes nga burgu, nuk i kursen shakatë për Noizy-n: I kam propozuar Bellos…

20:06, 20/04/2023
A+ Aa A-

Pas tërheqjes së padisë nga ana e Rigels Rajkut i njohur si Noizy, Gjykata e Durrësit sot (20 prill) caktoi arrest shtëpie për Kleviol Ahmetajn.

Ky i fundit me të lënë qelinë i është kthyer zakonit të tij, duke u futur “live” në TikTok. Në këtë dalje të tij pas arrestimit ai ka folur në lidhje me situatën ku nuk i ka kursyer edhe “shakatë” në lidhje me reperin.

“E pranoj që e kam thënë qe do e vras me kallash, po e kam thënë sepse kjo është Shqipëria edhe ndodhin këto gjëra. Unë i kam propozuar gjithmonë i kam thënë hajde bëhemi shokë. Ai më ka thënë jo se po të kapa. Kjo e jona është dashuri dhe urrejtje. Se po të mos jesh ti (Noizy) nuk kam me kë të merrem, por edhe po të jesh ti më vjen inat pse je. Nuk e di çfarë i thotë ajo kokë e madhe, kokë qen sharri. Bën si i keq, por nuk e ka zemrën e keqe. E ka zemrën si lepurush i vogël. Trembet dhe e kap ankthi. Ore bello nuk do të luaj më. Ta keni të sigurt, unë shokë me atë nuk bëhem. Nuk jam ai tjetri (Stresi).”

@vipat_e_tiktokut #cllevioserbiano44 #noizy #stresi #fabiodushku #albania🇦🇱 ♬ suono originale - Vipat_e_TikTokut

@vipat_e_tiktokut #aleksvisha #cllevioserbiano44 #noizy #stresi #fabiodushku #albania🇦🇱 ♬ suono originale - Vipat_e_TikTokut

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco