Thuhet se Devin Booker, ish-i i Kendall, mendon se ajo dhe Bad Bunny s’e kanë shumë të gjatë bashkë

Thuhet se Devin Booker, ish-i i Kendall, mendon se ajo dhe Bad Bunny s’e kanë shumë të gjatë bashkë

15:48, 17/04/2023
A+ Aa A-

Kendall Jenner mund të jetë shumë rehat me Bad Bunny-n, ama, ish-i i saj, Devin Booker mendon se dyshja s’e ka shumë të gjatë bashkë. Sipas një burimi, ai mendon se marrëdhënia e modeles dhe këngëtarit latin është thjesht rastësi.

“Devin nuk mendon se marrëdhënia e Kendall dhe Bad Bunny është kaq serioze. Ai mendon se nuk është fare tipi i saj dhe e ka të vështirë të besojë se lidhja do të jetë e gjatë”, u shpreh burimi.

Ndërsa të tjera burime mendojnë se “Devin mendon ende për Kendall me raste dhe se një pjesë e tij ende ia ndien mungesën”, ndaj komentet mund të vijnë edhe nga një ndjesi xhelozie.
 
Gjithsesi, edhe njerëzit nëpër rrjetet sociale mendojnë se Kendall dhe Bad Bunny nuk kanë asgjë të përbashkët, por që sa për dijeninë e të gjithëve, modelja dhe këngëtari latin u argëtuan në Coachella dhe sipas burimeve, e kanë shumë qejf njëri-tjetrin.

Mbase i tregojnë Devin Booker dhe internetit që e kanë gabim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco