Klea Huta reagon ashpër ndaj komenteve të njerëzve mbi vendimin e saj si nënë

Klea Huta reagon ashpër ndaj komenteve të njerëzve mbi vendimin e saj si nënë

14:32, 17/04/2023
A+ Aa A-

Klea Huta u përfshi në një debat goxha agresiv me disa ndjekëse në profilin në Instagram, të cilat e kritikuan për vendimet e saj si nënë.

E gjitha nisi kur Klea publikoi një video nga Dubai teksa i ndërronte me vështirësi pelenën të birit, Kridit, sepse nuk kishte hapësira të dedikuara për nënat me fëmijë.

“Për çfarë i bëni fëmijët, s’e kuptoj, kur përtoni t’i mësoni?! Cohu o grua natën e ditën e çoje fëmijën në tualet se gjynah,” shkruan dikush. “Të drejtë ka komentuesja për Zotin” thotë një tjetër. “Nuk është aspak normale që fëmija të jetë me pelena në atë moshë,” lexohet në një tjetër mesazh drejtuar moderatores.

Image

Në qershor të këtij viti, Krid mbush 3 vjeç. Në një video në Instagram, Klea ndër të tjera u shpreh:

“Mua më vjen keq për këta njerëz. As më ndikojnë fare në mënyrën si dua ta rris Kridin e se si dua që të edukohet. Jam e lumtur që ka një komunitet shumë më të gjerë që më shkruajnë  - jo se që më mbështesin, sepse nuk kam nevojë për mbështetje në këtë pikë se për fëmijën e di unë se si i bëj gjërat dhe çfarë është më e mira për të - por jam e lumtur që ka njerëz që kanë avancuar, që i rrisin fëmijët jo me dhunë dhe trauma. Që i rrisin fëmijët duke i mësuar që t’i bëjnë gjërat kur fëmija të jetë gati, jo kur duan prindërit.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco