Ç’do Leonardo DiCaprio me Irina Shayk në Coachella?

Ç’do Leonardo DiCaprio me Irina Shayk në Coachella?

13:26, 17/04/2023
A+ Aa A-

Leonardo DiCaprio e kaloi fundjavën duke dëgjuar performancat fantastike në Coachella dhe duke u argëtuar dhe festuar me Irina Shayk.
 
DiCaprio dhe Shayk u panë shumë të afërt, megjithëse ajo ishte me një grup miqsh, ndër të tjera edhe me shokun e ngushtë të Leo-s, Toby Maguire.

Image

Ndërsa në Coachella ishte edhe ish-partnerja e DiCaprio, Camila Morrone. Një burim tha për ET se Camila dhe Leo ishin në “Revolve Festival” në të njëjtën kohë dhe Camila mbërriti fare pak para Leo-s dhe ishte duke u argëtuar me Emma Roberts dhe Suki Waterhouse. Pra, një siklet më shumë. 

Sërish, burimi konfirmoi se DiCaprio dhe Morrone mbajtën distancën nga njëri-tjetri, ndërkohë që ai po kalonte shumë kohë me Shayk. Nëse ju mbahet mend, Shayk u rikthye disa kohë me ish-in e saj, Bradley Cooper, me të cilin ka edhe një vajzë 6-vjeçare, të quajtur Lea.
 
Jemi paksa të paqartë se si është puna, por sa të marrim vesh ndonjë gjë, do të të themi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco