‘Sjellja e Kiarës kur hyri sërish në shtëpi’/ Nita: Jam habitur, kishim kaluar kohë bashkë

‘Sjellja e Kiarës kur hyri sërish në shtëpi’/ Nita: Jam habitur, kishim kaluar kohë bashkë

17:09, 14/04/2023
A+ Aa A-

Ndonëse nisi si shaka, Nita dhe Kiara filluan të diskutonin vërtetë. Kiara i tha asaj se kur ata të dyja kanë një debat gjatë “Prime”, ajo nuk pret që të sqarohet, por ka tendencën t’i marrë të gjitha meritat vetë dhe të dalë sikur ajo debaton më mirë se tjetri.

E pyetur nga Nita se për cilin debat e ka fjalën, Kiara u shpreh se po flet për debatin e fundit, kur ajo po përpiqej t’i sqaronte asaj diçka në “Prime”, por ajo nuk e linte të fliste.

Nita tha se reagimi i saj gjatë “Prime” vjen edhe për shkak të disa situatave që ndodhin gjatë javës, që sipas saj mund të jetë ose mllef ose mërzitje.

Ajo përmendi edhe një rast, kur Kiara i kishte thënë që ajo nuk ka pse merret fare me të, me argumentin se ka kush merret me Nitën.

Sipas saj, janë disa momente apo fjalë si rasti që përmendi, kur ajo nuk ndihet fare mirë.

Sa i përket komentit të Nitës në “Prime” e cila tha se Kiara nuk e kishte ftuar atë asnjëherë për kafe, kjo e fundit u shpreh se as Nita nuk e ka bërë një ftesë të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco