Makina e Kylie Jenner shihet në shtëpinë e Timothee Chalamet mes thashethemeve se dyshja kanë nisur një romancë

Makina e Kylie Jenner shihet në shtëpinë e Timothee Chalamet mes thashethemeve se dyshja kanë nisur një romancë

15:15, 14/04/2023
A+ Aa A-

Nëse ende jeni kuriozë se ç’bëhet me thashethemin se Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet janë të lidhur, kemi një përditësim: Makina e saj, Range Rover-i i zi ishte parkuar në shtëpinë e aktorit, në Beverly Hills dhe domosdo, mendojmë se po kalojnë kohë bashkë.

Image

Që kur interneti e mori vesh se Kylie dhe Timothée mund të jenë duke dalë bashkë, nuk janë ndalur aludimet dhe në fakt, dyshja veç sa i ka shtuar ato.

Së pari, në një artikull të DailyMail shkruhej: “Kendall Jenner dhe Bad Bunny shijuan një darkë pranë Kylie Jenner, Timothée Chalamet, Zack Bia dhe Russell Westbrook”.

Image
 
Më pas, një burim tha për DeuxMoi se “Timmy C ka një të dashur të re…Kylie Jenner dhe një tjetër tha se ata të dy planifikojnë të shkojnë në Coachella bashkë.
 
Nga ana tjetër, një burim për US Weekly tha se miqtë e Kylie-t mendojnë se ajo dhe Travis Scott shumë shpejt do ta gjejnë rrugën për te njëri-tjetri dhe s’dihet tani se ç’do të ndodhë, por makina e Kylie-t te shtëpia e Timothée me siguri i shtyn pak planet dhe vizionet që kanë miqtë e Jenner.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco