Idhulli i adoleshentëve të popit japonez, Okamoto, akuzon për abuzim seksual, producentin e famshëm Kauan Okamoto, një muzikant dhe ish-anëtar i grupit pop japonez Johnny's Junior, flet gjatë një konference shtypi në Klubin e Korrespondentëve të Huaj të Japonisë

Idhulli i adoleshentëve të popit japonez, Okamoto, akuzon për abuzim seksual, producentin e famshëm

08:06, 14/04/2023
A+ Aa A-

Akuzat për abuzim seksual kundër Johnny Kitagawa, një nga figurat më të fuqishme të botës së artit në Japoni janë rishfaqur me dëshminë e Kauan Okamoto, një ish-anëtar i grupit të djemve Johnny's Jr.

Kauan Okamoto, një kantautor japonezo-brazilian, pretendoi se Kitagawa, i cili vdiq në vitin 2019, e sulmoi seksualisht atë në disa raste gjatë një periudhe katërvjeçare, duke filluar nga viti 2012, ndërsa ai  qëndronte në shtëpinë luksoze të Kitagaëa.

"Johnny filloi të më masazhonte këmbët dhe duart e tij gradualisht u ngjitën lart për të prekur organet e mia gjenitale përmes të brendshmeve të mia. Më pas ai hoqi të brendshmet e mia dhe më preku drejtpërdrejt organet gjenitale. Johnny më pas vazhdoi të kryente seks oral me mua. Gjatë gjithë kohës, unë pretendoja se ishte në gjumë”, shpjegoi Okamoto në një konferencë shtypi të organizuar nga Klubi i Korrespondentëve të Huaj të Japonisë.

“Të nesërmen dola jashtë me të dhe ai më dha 10,000 jen në ashensor”, shtoi ai.

Okamoto, i cili tani është 26 vjeç, vlerësoi se dhjetëra të rinj u zgjodhën si "të preferuarit" e Kitagaëa për të qëndruar në shtëpinë e tij, ku dyshohet se ka ndodhur abuzimi.

Ai shtoi se të qenit i pëlqyer nga Kitagawa ishte vendimtar për këdo që shpresonte të ketë sukses në industrinë japoneze të argëtimit dhe shumë interpretues të rinj donin të ftoheshin në apartamentin e tij nën çati në lagjen Shibuya të Tokios.

Skandali u shfaq për herë të parë në vitin 1999 kur pretendimet për abuzimin nga Kitagawa u raportuan nga Shukan Bunshun, një revistë lajmesh japoneze.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco