Urimi i ditëlindjes nga Dagz për të motrën na i shkriu zemrat

Urimi i ditëlindjes nga Dagz për të motrën na i shkriu zemrat

13:33, 13/04/2023
A+ Aa A-

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë prej katër muajsh prindër të bebushit të tyre Trev, portretin e të cilit s’e kemi parë ende megjithëse jemi tepër kuriozë.

Dyshja ka vendosur të ruajë privatësinë e të voglit dhe mirë bëjnë, por ne mund të hamendësojmë si duket Trev nëse i ngjan babit.

Kjo sepse vetë Dj Dagz ka publikuar në InstaStory një foto të fëmijërisë së tij, ku ka pozuar së bashku me motrën, Aurorën.

Dj Dagz ka qenë një bebush shumë i ëmbël bjond, tipare të cilat me siguri i ka marrë dhe i biri, Trev.

Image

e këtë foto, Dagz i ka uruar ditëlindjen motrës së tij teksa shkruan:

Gëzuar ditëlindjen motër! Faleminderit që je kujdesur gjithmonë për mua! Jam me fat që të kam në jetën time.”

Edhe më herët brenda “BBV”, Dagz ka treguar se ishte shumë i lidhur me motrën e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco