Pse miqtë e ngushtë janë të bindur se ribashkimi i Kylie Jenner dhe Travis Scott është 'çështje ditësh'?

Pse miqtë e ngushtë janë të bindur se ribashkimi i Kylie Jenner dhe Travis Scott është 'çështje ditësh'?

14:52, 11/04/2023
A+ Aa A-

Teksa rrjeti po zien nga fjalët se Timothee Chalamet dhe Kylie Jenner janë të lidhur bashkë, miqtë e miliarderes janë të bindur se ajo dhe Travis Scott do të ribashkohen sërish.

Sipas Us Weekly: “Miqtë e Kylie-t nuk besojnë se ajo dhe Travis i kanë dhënë fund njëherë e mirë lidhjes. Ata gjithnjë e kanë pasur marrëdhënien “on & off”, ndaj s’është diçka e re për ta. Ndihen sikur dashuria është ende atje dhe se do ta gjejnë prapë rrugën për te njëri-tjetri”.

Jo vetëm kaq! I njëjti burim shtoi se dyshja i kanë kaluar Pashkët bashkë me fëmijët e tyre. Ata bashkëprindërojnë në mënyrë perfekte, por miqtë e saj mendojnë se lidhja Kylie-Travis është shumë më e thellë se kaq dhe se s’i kanë humbur shpresat për një rikthim. Në fakt, për miqtë është thjesht çështje kohe derisa t’i shohin sërish në krahët e njëri-tjetrit.

Për ta nënvizuar këtë, kujtojmë që disa ditë më parë Travis komentoi “Një bukuri” poshtë një fotoje të Kylie-t të postuar nga faqja e saj “Kylie Cosmetics”.

Kjo nuk është hera e parë që dyshja ndahen. “On and Off” kanë qenë gjithmonë të pranishme në marrëdhënien e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco