KAFE SHQETO/ 'Angelina Jolie bleu punimin tim', rrëfimi i mësueses e sipërmarrëses shkodrane

14:24, 11/04/2023
A+ Aa A-

Leta Mlogja, mësuesja dhe sipërmarrësja shkodrane na solli një ambjent të ngrohtë ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ , teksa ka ndarë me publikun disa nga punimet e saj artizanale.

Mlogja ka treguar se fillimisht hapi një biznes të vogël i cili i vinte në ndihmë grave të Shkodrës për t’i punësuar ku më vonë e shtriu këtë biznes edhe jashtë trojeve shqiptare.

Diskutimi në studio:

Flavio: Punimet që ju realizoni duket sikur janë të traditës, mund të mi përshkruani?

Leta Mlogja: "Teknika e punës është tradita jonë, që gjyshet tona kanë punuar, ndërsa dizanjerët koherent bëjnë atë miksimin mes traditës dhe modernes".

Flavio: Një vend si Shqipëria i ka të gjitha mundësitë, folklorin dhe historinë për të pasur një zë në trendin e modës sot, përse nuk ja kemi dalë ti kalojmë këto barriera?

Leta Mlogja:Është krejt e vërtetë kjo që the, sepse pasuria që ne kemi është vërtetë një vlerë që po t’i kalojë kufinjtë merr një vlerë tjetër. Fatkeqësisht, po na mësojnë të huajt për vlerat që ne kemi dhe mund të them që panairet dhe konferencat ndërkombëtare që ne kemi marrë pjesë qoftë si shoqatë apo biznes kemi një vlerësim jashtëzakonisht të madh".

Flavio: Ju ja keni dalë në mënyrë individuale ta kaloni atë barriera, apo jo?

Leta Mlogja: “Them se po"

Flavio: Si ka qenë rrugëtimi juaj nga një zonjë që bën punimë tradicionale tek një grua që ka një kompani tashmë?

Leta Mllogja: "Ky biznes filloi si një iniciativë për të punësuar gratë, faktikisht. Biznesi familjar i joni ndodhet tek rajoni nr.5 në qytetin e Shkodrës, ku ka banorë heterogjenë të cilët janë ulur nga malësitë e Shkodrës apo dhe fshatarat periferike të nën Shkodrës. Duke qenë se ata kanë ardhur në qytetin tonë të Shkodrës për të pasur një jetë më të mirë menduam që si shoqatë t’i ndihmojmë dhe të kemi një punësim të grave".

SHËNIM: Ndër të tjera,mësuesja shkodrane ka treguar se njërën nga punimet e saj e ka blerë Angelina Jolie dhe Brad Pitt në Paris, në një ekspozitë. Piktura në Foto ndohet në njërën nga shtëpinë e ish-çiftit hollivudian.

Image

Klea Sula/ Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco