Selena dhe Zayn në një lidhje, reagon ish-kunata e këngëtarit, Bella Hadid

Selena dhe Zayn në një lidhje, reagon ish-kunata e këngëtarit, Bella Hadid

09:15, 10/04/2023
A+ Aa A-

Bella Hadid ka bërë një lëvizje befasuese në Instagram. Ajo ka pëlqyer lajmin se Selena Gomez mund të jetë në lidhje me ish të dashurin e motrës së saj, Gigi Hadid, Zayn Malik.

Zayn dhe Selena u panë duke u puthur në New York në fund të muajit të kaluar, duke ndezur thashethemet për lidhje. Zayn ka një vajzë dyvjeçare, Khai, me Gigi Hadid.

Selena është personi i parë me të cilin Zayn është lidhur publikisht në mënyrë romantike që kur ai dhe Gigi u ndanë në tetor 2021.

Nga ana e tjetër, Gigi ka qenë e lidhur me Leonardo DiCaprio që nga vjeshta.

Marrëdhënia e Selenës dhe Bella Hadid ka pasur momente dramatike në të kaluarën (veçanërisht kur Gomez ishte në lidhje me The Weeknd në 2017), por vajzat kanë mbështetur njëra-tjetrën kohët e fundit.

Selena e ndjek modelen në Instagram. Edhe pse Bella nuk e ndjek këngëtaren aktualisht, ajo ka treguar mbështetje, duke pëlqyer fotot e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco